Fasonët, “dëshmia” e fundit e tranzicionit? Sejdarasi: Qeveria s’mund të subvencionojë shoqatat! Zekja: Të dialogojnë me biznesin

schedule20:58 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 20:58 - 22 Dhjetor, 2023

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi dhe përfaqësuesi i Industrisë Fason, Pro Eksport Albania, Florian Zekja folën për biznesin fason.

Gjatë bisedës në studio, eksperti i ekonomisë nënvizoi se qeveria nuk mund të subvencionojë shoqatat, duke theksuar se biznesi fason duhet të përpiqet të kërkojë zgjidhje konkrete.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Industrisë Fason, Florian Zekja theksoi se Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë duhet  të ulen me biznesit dhe të vazhdojnë dialogun për të përmirësuar situatën.

Pjesë nga biseda në studio:

Bardhi Sejdarasi: Në Shqipëri kemi edhe tregun informal dhe Banka e Shqipërisë nuk ka detyrim të kontrollojë sa para janë jashtë banke. Vetëm ato që kontrollohen.

Florian Zekja: Përderisa ne kemi qenë të suksesshëm dhe konkurrues në Evropë dhe tani vjen Banka të na japë si zgjidhje. Përse qeveria duhet të shkojë të marrë kredi jashtë? Banka e Shqipërisë boshatis depozitat dhe mund të kontrollojë më mirë tregun.

Bardhi Sejdarasi: Rritja e të ardhura është pjesë e biznesit të fasonerisë. Biznesi fason duhet të kërkojë diversifikimin e kontratave dhe duhet të përpiqet që me këto kushte që ka të kërkojë zgjidhje konkrete.

Florian Zekja: E mira është që Ministria e Financave dhe BSH të marrin studimin ta analizojnë, të ulen me biznesit dhe të vazhdojnë dialogun sa nuk jemi vonë. Sepse nëse vazhdojmë kështu situata e eksportuesve do të jetë shumë e rëndë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!