Gjatë 24 orëve të fundit 3 persona kanë rezultuar me COVID-19 në Krujë.
Burime për ABC News bëjnë me dije se janë testuar 73 persona, por vetëm 3 prej tyre janë prekur nga virusi.
Mësohet se të infektuarit janë punonjëse të fasonerisë në Krujë si dhe persona kontakti me ta.
Ndërkohë numri total i të infektuarve në Krujë ka shkuar në 119.
Sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë ditën e djeshme u rrit sërish kurba e të infektuarve.
Drejtorja e ISHP njoftoi dje se janë konfirmuar edhe 17 raste të reja me COVID-19.
Kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 820 dhe janë shënuar vetëm 31 viktima.
Harta është zgjeruar me 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 3 raste në Kamëz.
70% e infektuarve janë shëruar dhe aktualisht aktivë me COVID-19 janë 219 persona./abcnews.al