“Fashistë dhe racistë, Musolini do krenohej me ju”, francezët shpërthejnë ndaj Italisë

schedule15:29 - 7 Qershor, 2021

schedule 15:29 - 7 Qershor, 2021

Rivaliteti mes Italisë dhe Francës është i madh në futboll. Euro 2020 fillon të premten dhe të kaltrit e Roberto Mancinit janë ekipi i parë që do të zbresë në fushë.

Italia do të sfidojë Turqinë në “Olimpico” të Romës, teksa më 2 qershor ndodhi prezantimi zyrtar i ekipit kombëtar italian. Roberto Mancini nuk ka ftuar asnjë lojtar me ngjyrë për Euro 2020.

Kaq ka mjaftuar që në Francë të nisin polemikat, thumbimet dhe akuzat për racizëm. “Askush nuk do ju mbështesë, bandë racistësh“, shkruan një tifoz francez.

Provoni të thoni se ky vend nuk është racist“, vijon një tjetër, teksa në rrjet lexohen edhe komente të tipit: Fashistë, Musolini do të ishte krenar, apo ky është ekipi i Klanit të Ku Klux“.

Lojtarë me ngjyrë kanë veshur fanellën e Italisë më parë, ku vlen të përmenden emra si Mario Balotelli, Moise Kean apo mbrojtësi Angelo Ogbonna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!