Fashat për energjinë, Guxholli: Preket shtresa e mesme. Gjoka: Masat të pamjaftueshme

schedule22:04 - 14 Shtator, 2022

schedule 22:04 - 14 Shtator, 2022

Në “Bardh a Zi” këtë të mërkurë u diskutua për verdiktin mbi fashat e energjisë. Sipas vendimit të fundit të qeverisë, që do të hyjë në fuqi në muajin tetor abonentët që harxhojnë mbi 800 kilovat do ta paguajnë më shtrenjtë energjinë.

Zana Guxholli deklaroi se kjo fashë prek më së shumti shtresën e mesme dhe e përkthye në shifra është 3.6% e konsumatorëve.

“Shtresa që preket më shumë janë shtresa e mesme. I bie që 3.6% e popullsisë është në këto nivele.  Fasha e atyre që harxhojnë këto është më e madhe. Ata që konsumojnë mbi 800 janë 3.6 % e abonentëve.

800 në kohën e ftohtë dhe të ngrohtë nuk mjafton. Po të dëgjosh  fatura e energjisë në dimër dhe verë kur përdoren kondicionerët shkon 100 të vjetra. I bie që fatura e një familje të mesme do të rritet 80 mijë me afërsi, ajo pjesa tjetër 20 mijë lekëshi do të rritet katër herë”, tha ajo.

Ndërkohë, përfaqësuesi i biznesit Filip Gjoka ngriti shqetësimin për situatën. Sipas tij politikat e qeverisë janë të pamjaftueshme.

“Politika e qeverisë është e pamjaftueshme. Ne akoma nuk e dimë se në rast se nuk do bjerë shi do të jemi të detyruar të varemi nga importi. Shqipërisë ia ka dhënë Zoti bekimin që ka ditët më me diell.

Kemi ditë me diell më shumë, akoma nuk është dhënë që të investojmë, ka tokë sot që janë bosh dhe nuk shfrytëzohen për panelet diellore”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!