“Fasha e orarit e pamjaftueshme”/ Radhë të shumta pritjeje, qytetarët leje-dalje për blerje dhe pagesa në banka

schedule19:10 - 1 Prill, 2020

schedule 19:10 - 1 Prill, 2020

Edhe gjatë së mërkurës kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët kanë marrë leje-dalje për të kryer pagesa të ndryshme

Qytetarët shprehen se e kanë pamundur që të kryejnë punë brenda 1 ore, ndaj shfrytëzojnë orarin e punës për të kryer dhe pagesat.

“Dje kam pritur mbi një orë dhe nuk mbarova. Sot shpresoj të mbaroj punë. Bëra një shkëputje nga puna për të bërë tërheqje në bankë. Jam brenda orarit të punës dhe gjatë orarit të punës jam me vërtetim nga puna”, shprehet një qytetar.

Nuk mungojnë as rastet kur qytetarët shprehen se kanë marrë leje ditore për më tepër se 1 person të familjes.

“Kam 30 minuta që por pres, kam nusen brenda që po pret në radhë. Kemi aplikuar të dy për leje”, tregon një tjetër qytetar.

Pagesat nëpër banka duket se kanë qenë më të shumta, ndaj dhe radhët nuk kanë munguar pavarësisht reshjeve të shiut.

Në fashën e orarit nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 1 të mesditës, kanë dominuar leje-daljet për të bërë blerje apo pagesa kryesisht gjatë orës 10-12./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!