Farsa e partive shqiptare me demokracinë liberale

schedule09:59 - 28 Qershor, 2023

schedule 09:59 - 28 Qershor, 2023

Nga Edvin Kulluri

Që nga koha e Konferencës së Jashtëzakonshme të PD në 1992, ku u përjashtuan shumica e themeluesve të saj, e deri më sot, sistemi politik shqiptar vërtitet vetëm rreth një debati: autoriteti kundër lirisë. Pavaërisht se kush është në krahun e autoritetit e kush të lirisë e që janë përgjithësisht po të njëjtët me ndonjë përjashtim të vogël, debati vazhdon pafundësisht. Kjo është dhe arsyeja pse dallimet politike në kuptimin e ideologjive apo qasjeve, mbeten gjërësisht të dores së dytë pasi konsideroheën si cështje luksi. Perceptimi I përgjithshëm dhe pse jo dhe I gabuar jo pak herë se “të gjithë njëlloj janë”, nuk është dhe aq I pavend për sa kohë ata që drejtojnë Shqipërinë nga 1992 e deri më sot janë autokratë në sjellje. Si në pushtet e po ashtu edhe në opozitë brënda partive të tyre. Përvec Nanos që “u cmënd” ca vite duke lënë debat dhe konkurencë të lirë brënda PS, të tjerët kanë bërë vetëm një gjë. Kanë drejtuar në emër të autoritetit absolut personal në kurriz të lirisë politike. Po nëse shqetësimi do ishte I lidhur vecse me partitë, mbase do mbyllnin një sy shumica e qytetarëve që nuk janë anëtarë partie. Cështja është se partitë politike nuk janë organizata apo sekte të mbyllura, por ato që qeverisin vendin dhe interesta e shqiptarëve jashtë sferës së tyre private. C’ka ndodh jashtë derës se shtëpisë është cështje e të gjithëve. Ndaj kush mendon se politika nuk është cështje e tij, ja fut kot. Kjo është pak por e sigurte.

Por për ti ikur historisë e pë të qënë konkret me atë që ndodh sot, thelbi I cështjes është se asgjë nuk po ndryshon përvec emrave të përvecëm më një përjashtim, Berishën që përsërit veten pa fund. Duke nisur nga PS në drejtimin e Ramës e për të vazhduar me Bashën e Metën, sjellja është e njëjta. Parti që ecin qartazi nën moton “e di shefi atë punë”! mjafton të marrin disa shëmbuj. Fjala vjen, në PS I vetmi debat që bëhet është ai mes “trustit të shalqirit” që përfaqësohet nga qeveria dhe në anë tjetër sindikata e fermerëve “shalqiu jeshil” të Erion Braces. Belbëzon tek-tuk Fatmir Xhafa për krizën në systemin e drejtësisë, por duke harruar se cdo gërmë e ka shkruar vetë. Dhe debati fillon e mbaron këtu duke mos qënë aspak debat por pëshpëritje spontane në korridoret e Kuvendit. Në fund Rama bën sic do vetë dhe nuk dëgjon askënd përvec ndonjë piskame të ndërkomëtarëve si fjala vjen se kush do drejtonte SPAK! Pjesën tjetër të kohës e vret duke takuar politikanë të huaj ose duke inspektuar nga 6-7 herë të njëjtën rrugë. Shkurt të vetët I duken cirakë që nëse rrebelohen, tjeshtë do marrin veten në qafë nga deputetë n ëish deputetë.

Në krahun tjetër situata është edhe më kritike, biles tragji-komike. Dy skalione të përbetuarish që nuk ja kanë idenë se për cfarë përplasen, janë rreshtuar më Berishën ose Bashën. Komedia qëndron në faktin se të dyja palët që janë e njëjta palë për nga sjellja autokratike, akuzojnë përditë njëra-tjetrën për cdo që e bëjnë vetë më keq se ai që kanë në anën tjetër të korridorit! Dhe debati është aq ‘serioz’ saqë pas cdo humbjeje turpëruese në zgjedhje, e kanë gjetur fajtorin: “Rregjimi I Edi Ramës “! Sa të rrijnë e ti hyjnë andrrallave pse humbën fjala vjen Berisha Shkodrën e Tropojën në 14 maj e Basha lagjen e vet në 2017, I bien shkurt duke shpikur armiq të përbetuar nga Ëashingtoni e deri në Tiranë. Kush kërkon debat është “armik”, “I shitur”, “shërbëtor I rregjimit” e të tjera marrëzi që të nxjerrin mallin e shokut Enver në vitet e fundit të jetës, ku më shume I fliste diabeti se mëndja!

I treti për nga rëndsia por jo nga cilësia është Meta. Në partinë e tij edhe emri ndërrohet brënda natës. Ndërsa kryesia, deputetët etj., ndërrohen si figurat e Pokemonëve. Cështja e kryetarit të partisë zgjidhet në aksin kuzhinë-dhomë ndënjeje dhe kaq! E ndërkohë është në opozitë me këdo që ka bashkëqeverisur deri para zgjedhjeve të fundit. Spektakël më vete!

Të treja palët ama përbetohen për demokraci, liri, progress e ardhmëri të cilën e vrasin cdo ditë duke kënetëzuar qeverisjen, partite, institucionet e pavarura në letër e drejtësinë. Prona private u duket si “kala dibrance” duke I hipur e zbritur kush të mundet, tregu I lirë si bahcja e shtëpisë së tyre, drejtësia si amnisti për vete e rrufe për kundëtrshtarët, ndërsa Shqipëria e shqiptarët si koloni e skllevër afrikane të shekullit të 17.

Mbase 32 vite në historine një vendi nuk janë asgjë për të qënë kaq kritik. Por cështja është se po të shtosh dhe nja 500 vite osmane e 45 vite komunizëm, shprehja “ishim mirë kur ishim keq” fillon e të pëlqen. E më keq se kaq nuk ka.

E për ti vënë kapakun kësaj tragji-komedie, duhet të përballesh dhe me tezën e ca analistëve se “dy banda janë më mirë se kjo që është në pushtet”. Me pak fjalë e dijnë cështjen e qeverisjes një cështje “bandash’ por jo morali, virtyti e interesi publik. Shkurt KCK, pra “kap cfarë të kapësh’, pikërisht sic u intereson të 3 apo 4 partive në skenë në vartësi të negiciatave në PD. Ky “zbulim I madh shkencor’ që përpiqet të zbulojë dallimin mes llucës e baltës apo kastravecit e sallatorit, akoma nuk po kuptohet nga njerëzit normale, e në pritje të përthitjes së idesë, pjesëmarrja në zgjedhje bie, e deficiti demokratik rritet. Durim, ditë më të mira do të vijnë, por se kur, nuk e gjen dot as astrologu I madh Paolo Fox.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!