Një farmacist në Delvinë ka goditur një mjek 68-vjeçar, për shkak të detyrës.
Ndaj 24-vjeçarit, policia nisi procedim penal në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al


