Farmacistët vaksinohen nesër, Toma: Procesi nis në Tiranë, janë 1800 punonjës

schedule19:30 - 6 Prill, 2021

schedule 19:30 - 6 Prill, 2021

Presidentja e Urdhrit të farmacistëve, Diana Toma në një intervistë të dhënë për Radarin Informativ në ABC ka dhënë detaje në lidhje me nisjen e vaksinimit kundër Covid të farmacistëve në Tiranë.

Toma në fjalën  e saj ka bërë me dije se një hap i tillë është marrë pas kërkesës së tyre për të vaksinuar farmacistët të cilët janë dhe ndër punonjësit që ndodhen përballë rrezikut me Covid pasi kanë kontakt me të infektuar dhe familjarët e tyre.

Ndër të tjera ajo ka theksuar se në Tiranë janë 1800 farmacistë,  të cilët punojnë dhe deri më tani janë shprehur të gatshëm për të bërë vaksinën.

“Nëse ne kemi një numër prej 2500 deri në 3 mijë farmacistësh është një shifër që lëviz për shkak se jo të gjithë mund të jenë të punësuar, prej tyre janë 1800 në Tiranë. Urdhri ka reaguar në lidhje me vaksinimin e këtyre dhe në rajone të tjera ka nisur vaksinimi i tyre por numri është i vogël Ka rajone që janë të vogla dhe vaksinimi ka përfunduar.

Ne sot themi një shifër të saktë sesa farmacistë nuk janë vaksinuar në Tiranë, 1200 farmacistë të tjerë që janë të shpërndarë në qytetet e tjera në vendin tonë nuk janë të vaksinuar. Nga informacionet farmacistët janë të vaksinuar në Gjirokastër dhe në Korçë ndërsa në qytetet e tjera nuk kemi një informacion në lidhje me vaksinimin e të gjithë farmacistëve. Ne kemi marrë vetëm një informacion se nesër do të fillojë vaksinimi i farmacistëve në Tiranë. Me një kontigjen prej 100 farmacistët në Tiranë. Na është bërë me dije se do të vaksinohen me vaksinën AstraZeneca. Është kërkuar një listë dhe si veprim na është dukur e nxituar pasi për një kohë rekord na është kërkuar marrja e konfirmimit dhe gjenialiteteve  për të gjithë farmacistët.

Sot rreth orës 12:00 na është kërkuar që brenda orës 2 të kthehet përgjigjet dhe për shkak se ishte e pamundur që të përmbyllej në këtë hark të shkurtër kohor dhe për këtë u shty deri në orën katër. Por për të marrë dhe bërë një listë të plotë të qartësuar të farmacistëve do të na duhej një kohë më e gjatë. Lista që po bëhet dhe po përpunohet është së bashku me aprovimin e tyre.

Ne kemi nxjerrë njoftimin në faqen zyrtare të urdhrit të farmacistëve dhe të gjithë farmacistët mund të plotësojnë formularin më pas të bëhet dhe regjistrimi i tyre”, ka thënë Toma./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!