Farmaci “Ditë Natë”, hapësirë të re për produktet dermokozmetike

schedule18:24 - 11 Maj, 2022

schedule 18:24 - 11 Maj, 2022

Farmacisë “Ditë Natë”, më të të madhe në qytet i shtohet një hapësirë tërësisht e re, ajo e “Cosmetic zone”. Kjo hapësirë do t’i dedikohet ekskluzivisht produkteve dermokozmetike, të markave të ndryshme, nga ato më ekonomike, në ato premium.

Doktoresh Jorida Jubani, thotë se risi në “Ditë natë “ janë produktet kosmoseutikel, nga linja të njohura italiane.

“Ne sjellim për herë të parë në vend shumë brande të njohura si evropiane ashtu edhe botërore. Njerëzit duhet të besojnë tek profesionistët dhe te pjesa e produktit farmaceutik që tregon një nivel tjetër shërbimi për skin care.”

Ajo vlerëson bashkëpunimin e farmacisë “Ditë Natë”, me klinikën velvet.

I pranishëm në këtë event ishte edhe krijuesi i linjës italiane Gil Cagne, make up artist Pablo Gil Cagne.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem sot në Tiranë. Produktet Gil Cagne mund ti gjeni në farmaci “Ditë Natë”, si edhe në klinikën Velvet.”

Farmaci “Ditë Natë”, në rrugën “Myslym Shyri në Tiranë, është pa diskutim farmacia më e madhe e rrjetit “Ditë natë”.

Kështu lindi edhe ideja për të krijuar një zonë ekskluzive, për të gjitha vajzat dhe zonjat që e duan të bukurën dhe kujdesin për veten, të gjejnë veten aty. Nuk përjashtohen as djemtë të cilët duan të kujdesen për veten. Në “Cosmetic Zone”, çdo ditë do të gjeni oferta nga më të ndryshmet për të gjithë klientët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!