Pavarësisht se është kthyer në një “legjendë” të klubit, “faraoni” i sulmit, Mohamed Salah, mund t’i japë së shpejti fund “aventurës” së tij, te “të kuqtë” e Liverpool, të paktën në këtë mendin janë tifozët dhe bordi drejtues i “gjigantëve” anglezë.
Për këtë arsye, këta të fundit kanë filluar të mendojnë për të ardhmen e sulmit të tyre, teksa objektivi i radhës në merkato vjen nga “galaktikët” e futbollit spanjoll, Real Madrid e më konkretisht është “fantazisit” brazilian i sulmit, Rodrygo.
Tekniku Jurgen Klopp është një “tifoz” i madh i 22-vjeçarit brazilian, me këtë të fundit që besohet se do të jetë i gatshëm të largohet nga “Bernabeu”, në rast se në merkaton e ardhshme të verës, “ylli” francez, Kylian Mbappe do të zbarkojë në tokën spanjolle, por gjithçka mbetet për t’u parë.
Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani me fanellën e Liverpool, egjiptiani Mohamed Salah ka zhvilluar plot 316 përballje, në të gjitha kompeticionet, nga ku ka arritur të shënojë plot 194 gola, si dhe të dhurojë 83 asistime. Përsa i përket trofeve, Salah ka arritur të fitojë, 1 Champions League, 1 titull të Premier League, 1 Kupë Bote për klube, 1 Superkupë Evrope, 1 FA Cup, 1 EFL Cup dhe 1 Superkupë Anglie. /i.m /abcnews.al