Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Farage pranon shifrat e vërteta/ Rama: Shqiptarët s’janë “mish” i propagandës së Brexit

schedule09:12 - 1 Korrik, 2025

schedule 09:12 - 1 Korrik, 2025

Shifrat për emigrantët shqiptarë në Britani kanë përplasur sërish kryeministrin Edi Rama dhe deputetin britanik Nigel Farage.

Kandidati për kryeministër i partisë Reforma, nëpërmjet një video në rrjetet sociale, këmbëngul që ka fituar bastin me kreun e qeverisë shqiptare, duke paralajmëruar se do e vijojë debatin, mbase edhe në Shqipëri.

“Ne i kemi kontrolluar dhe ri-kontrolluar shifrat tona. Jemi në rregull. Por Edi thotë, jo, keni gabim, sepse ka mijëra emigrantë të paligjshëm nga Shqipëria në Britani. Epo, kjo do të thotë që numri i kriminelëve nuk është një në 50. Ndoshta është një në tre. Ndoshta një në katër. Nuk e di. Gjithsesi, debati vazhdon me Kryeministrin shqiptar”.

Por edhe këtu, Edi Rama e korigjon sërish. Shefi i qeverisë i përgjigjet me të dhënat e ambasadës shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar, ku numri i emigrantëve shqiptare nuk është 53000, sic pretendon politikani britanik.

“Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë. Këta janë arsimtarë, punëtorë ndërtimi, mjekë, infermierë, kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët , njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre. Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike”.

Duke i sjellë në vëmendje dhe cfarë përfaqëson Mbretëria e Bashkuar, një pyetje Rama e kishte për Farage, bashkë me ftesën për ta pritur në SHqipëri.

“Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar, pa zvarritur në baltë një komunitet të tërë njerëzish të shkëlqyer dhe punëtorë që i shërbejnë atdheut tënd me dinjitet sikur të ishte i tyri.

Britania është një vend i madh. Jo më pak falë diversitetit të saj, qëndrueshmërisë dhe forcës multikulturore. Një shoqëri që vuan nga trauma politike nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, për viktima të rreme, apo mitologji në vend të realitetit.”

Replikat në distancë mes Ramës dhe Farage nisën pas intervistës së kryeministrit shqiptar në gazetën Britanike “Thë Guardian”, i cili e cilësoi Mbretërinë e Bashkuar një vend që po jetonte një moment të errët sa i përket situatës së emigrantëve. Kreu I qeverisë kritikoi e saj, për të ndërtuar kampe emigrantësh në vend të tjera për të dëbuar emigrantët nga Ishulli.

Vetë Tirana zyrtare ka refuzuar marrëveshje të ngjashme me dy kryeministra Britanik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!