“Far West”, anglezët shndërrojnë lokalin në arenë, sherr me karrige e tavolina

schedule12:18 - 16 Qershor, 2021

schedule 12:18 - 16 Qershor, 2021

Një përleshje që të kujton “Perëndimin e Egër” shpërtheu në një kafene plazhi në qytetin Southend-on-Sea në Essex, Angli . Pamjet nga kjo përleshje janë bërë virale në rrjet, ku fatmirësisht nuk pati viktima.

Më shumë se 10 burra, të ndarë në dy “fraksione”, shfaqen në video teksa përleshen me njëri tjetrin duke gjuajtur me sende të forta, si karrige, shezlongë, shishe, gota dhe gjithçka tjetër që mund të merrnin në dorë.

Sipas mediave britanike turmat të mëdha u mblodhën në plazhet e Britanisë fundjavën e kaluar, pasi temperatura ishte mjaft e lartë. Siç tha Shefi i Policisë së Southend , policia po patrullonte vazhdimisht për të siguruar që gjithçka po funksiononte normalisht në qytetin bregdetar dhe që të gjithë vizitorët të ishin të sigurt.

“Megjithëse shumica dërrmuese e njerëzve shijuan rrezet e diellit në mënyrë të sigurt, kishte për fat të keq disa që u përpoqën të prishin pjesën tjetër të ditës. Ne jemi duke punuar shumë për të identifikuar ata që janë përfshirë në grindje dhe si pjesë e hulumtimit tonë duam të flasim me 15 personat që shfaqen në foto. Nëse njihni ose i përkisni ndonjërit prej këtyre personave, ju lutemi na kontaktoni “., tha Inspektori i Policisë Ian Hughes. e.l/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!