“Fantazma” greke nxjerr fotot shumë pranë anijeve turke

schedule15:23 - 19 Janar, 2021

schedule 15:23 - 19 Janar, 2021

Tensioni mes Turqisë dhe Greqisë mbetet i lartë pavarësisht se janë duke shkuar herë të ’61 në negociata për detin.

Gjatë muajve të fundit anijet dhe avionët e Greqisë dhe Turqisë janë vënë përballë njëri-tjetrit duke u përplasur edhe në raste të caktuara, gjë që ka rrezikuar edhe luftën, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: FJALIMI/ 12 miljet i japin Greqisë 13 000 km2 territor të ri, Dendias falenderon Ramën: U tregua i ndershëm

Turqia e ka treguar forcën e saj duke futur në territorin e pretenduar nga Greqia anije ushtarake dhe avionë, ndërsa grekët kanë ngritur mitin e nëndetësve të padukshme të tyre, të cilat “po tmerrojnë flotën turke“.

Sëfundmi, në mediat greke janë publikuar pamje nga periskopi i një nëndetëseje greke, të cilën ata e kanë pagësuar me emrin “fantazma”.

Kjo e fundit sipas mediave greke është kthyer në një makth për marinën turke pasi “nuk kanë mundur ta lokalizojnë në asnjë rast dhe e ndjejnë se i vjen rrotull anijeve armike“.

Në tetor të vitit të shkuar, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis vizitoi nëndetësen “214 Katsonis” duke theksuar se marina greke duhet të furnizohet shumë shpejt me torpedo të tjera të prodhimit gjerman. Kjo vizitë nuk ishte aspak e rastësishme sipas mediave greke. /abcnews.al