“Fantazma e të atit e telefononte çdo ditë”, muzikanti zbulon një detaj intrigues për David Bowie

schedule10:33 - 26 Prill, 2022

schedule 10:33 - 26 Prill, 2022

Këngëtari David Bowie ishte i bindur se babai i tij i ndjerë po përpiqej të komunikonte me të me telefon menjëherë pasi ndërroi jetë në vitin 1969. Këngëtari i ndjerë – i cili vetë vdiq në vitin 2016, në moshën 69-vjeçare – humbi babanë e tij Haywood Jones në vitin 1969, siç thuhet për shkak të pneumonisë.

Miku i tij, John Cambridge është shprehur se një javë pas vdekjes së të atit, David kishte përjetuar atë që ai besonte se ishte një ngjarje paranormale. Sipas tij, këngëtari ishte i bindur se ai po përpiqej të komunikonte me të përtej varrit dhe se telefoni i binte në të njëjtën kohë për ditë të tëra.

Ai pretendon se pasi Bowie dhe grupi i tij u transferuan në Haddon Hall, këngëtari besonte se ai ishte kontaktuar nga shpirti i babait të tij të ndjerë. “Ai tha se askush nuk u përgjigj kur tha ‘përshëndetje’ dhe ishte i bindur se ishte babai i tij”, tha miku i tij.

“Ajo shtëpi në Hadon Hall ishte e vjetër, kishte shumë detaje rrëqethëse gotike. Personalisht, nuk kam ndjerë kurrë asgjë paranormale atje, por edhe producenti Tony Visconti ishte i bindur se kishte fantazma”, tha Cambridge në një intervistë për The Daily Star. /abcnews.al