Prej 1 viti e gjysmë, pjesë e skuadrës së Lille, në Kampionatin francez të futbollit, Ligue 1, “fantazisti” i sulmit të Kombëtares kosovare, Edon Zhegrova po tregon dita-ditës se është një lojtar i talentuar dhe këtë merkato vere mund të nisë një “aventurë” e re.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “La Repubblica”, Zhegrova do të transferohet te “blutë” e Napoli, me Kampionët e Italisë, që e shohin 24-vjeçarin, si zëvendësuesin e meksikanit, Hirving Lozano.
Ndërkaq, kujtjomë se Zhegrova ka dhe 3 vite të tjera kontratë me francezët e Lille, mirëpo një ofertë prej 10 milionë eurosh mund të mjaftojë për “yllin” e “Dardanëve”, i cili këtë edicion me fanellën e francezëve ka zhvilluar plot 25 ndeshje, ku ka shënuar 4 gola e ka asistuar 5 të tjerë. /i.m /abcnews.al