Fantastike! Futbollisti shqiptar ndihmon 30 familje të prekura nga tërmeti

schedule17:25 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 17:25 - 28 Dhjetor, 2019

Futbollisti shqiptar i Johor Darul Ta’zim në Malajzinë e largët, Liridon Krasniqi, ka bërë sot një gjest të madh. 27 vjeçari është larguar nga Azia dhe ka mbërritur në Shqipëri, aty ku ka marrë përsipër të ndihmojë plot 30 familje të cilat janë prekur nga tërmeti.

Krasniqi, nën shoqërinë e aktorit të njohur shqiptar, Besart Kallaku, kanë vizituar familjet në Bubq të Durrësit dhe futbollisti nga Kosova, ka dhënë ndihma financiare për të gjithë.

Ai tërmet i 26 nëntorit ishte shkatërrimtar për shumë familje shqiptare, madje mori edhe shumë jetë njerëzish. Ndihmat kanë qenë të shumta nga shumë persona të njohur dhe veprimi i Liridon Krasniqit, tregon se ende ka solidaritet për atë tragjedi të 26 nëntorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!