Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexa është përballur me një situatë tepër të sikletshme teksa ishte futur “live” në Instagram për të bashkëbiseduar me ndjekësit e saj.
Sipas “Mail Online”, një fans i Bebes i ka treguar asaj organin gjenital dhe ky veprim e ka bërë këngëtaren të bërtasë dhe të thotë “e neveritshme”.
Këngëtarja u kërkoi fansave ta ndihmonin të gjente emrin e këtij fansi që ta raportonte për t’u siguruar se nuk do ta bënte më kurrë një veprim të tillë.
“Më vjen shumë keq. Kjo është e neveritshme. Është fatkeqësi që ai erdhi në videon time live dhe vetëm na tregoi penisin e tij. Prandaj nëse e dini emrin e tij ma dërgoni që të sigurohem se kurrë nuk do të hyjë më në Instagram”, u tha ajo fansave.
Më pas, ajo vazhdoi duke deklaruar:
“Ai djalë ishte i çmendur, i sëmurë nga trutë. Jam e traumatizuar! Çfarë dreqin ishte ai? Sinqerisht, jam e traumatizuar”.