Shiu nuk i pengoi qindra fansa të “Friends” në Manhatan të bënin homazhe për Matthew Perry duke lënë disa lule dhe shënime prekëse në ndërtesën ku u filmua shfaqja.
Njerëz të të gjitha moshave u mblodhën jashtë ndërtesës së apartamenteve gjashtëkatëshe në West Village në qendër të Nju Jorkut, duke mbajtur shënime ku ndër të tjera shkruanin “të gjithë humbëm një mik”.
Matthew Perry fans paid tribute with flowers and signs outside the #Friends apartment in West Village https://t.co/U4CtbpWX5k pic.twitter.com/bBxlaqkVqb
— Rebecca Rubin (@rebeccaarubin) October 30, 2023
Edhe pse u shfaq në seriale dhe filma të tjerë si “Studio 60 on the Sunset Strip” dhe “The Whole Nine Yards”, Perry u identifikua me Chandler Bing-un e dashur dhe sarkastik, të cilin e luajti për dhjetë vjet në serial.
“Unë jam 58 vjeç dhe Mattheë Perry ishte 54. Është e vështirë të humbasësh njerëz që janë në moshën tënde. Ti mendon se do të plakesh me ta”, tha Emabel Gund mes lotësh.
Ndërkohë, deri më tani nuk dihet shkaku i vdekjes së aktorit të dashur./abcnews.al