“Dimëroj” është një nga këngët më të suksesshme të Ardit Gjebreas dhe pse vitet kanë kaluar, fansat e vazhdojnë ta dëgjojnë.
Madje ata i kanë kërkuar Arditit të nxjerrë një këngë të dytë të “Dimëroj”.
“Kjo më pëlqeu, por e di se çfarë do më pëlqente më shumë. Të rikthenit ‘Dimëroj’, pasi është e vetmja shpresë për të rregulluar 2020-tën”, i ka komentuar dikush në Instagram Gjebreas.
Ndërkohë Arditi i ka kthyer përgjigje duke thënë se një variant tjetër i kësaj kënge nuk do të ishte kurrë si i pari dhe se me siguri fansat do të zhgënjeheshin pas gjithë atyre pritshmërive.
“Nëse viti 2020 do rregullohej nga kënga Dimëroj, do bëja 3 të tilla e pastaj kam një pyetje: Ç’do të thotë rikthim për ty dhe të gjithë që shkruajnë? Ripunim? Rikëndim? Videoklip? Ajo këngë tashmë e ka kryer misionin e vet dhe mbetet ashtu siç është. Atë mund ta risillni ju, siç ka ardhur kënga Jon nga @iamflorimumajesi dhe @marselacibukaj. Ndërsa një variant 2 i Dimëroj, nuk do ishte kurrë si i pari dhe të siguroj se do zhgënjeheshit nga pritshmëritë tuaja. Ndaj le të kërcejmë “Dimëroj” ashtu siç është, me një urim që viti 2020 të shënojmë fundin e pandemisë”, ka shkruar Gjebrea. l.k/abcnews.al