Kurorëzimi i Mbretit Karl mund të ketë përfunduar, por fansat mbretërorë kanë vënë re diçka për Princin Louis. Konkretisht, llogaria e GertsRoyals në Twitter vuri në dukje se Princi Louis ishte renditur në listën zyrtare të ngjarjeve mbretërore si “pjesëmarrës” në koncertin e së dielës.
Mirëpo, kjo nuk ndodhi dhe pyetja e fanatikëve është nëse ka qenë një gabim apo ka pasur ndryshim planesh në momentin e fundit.
“Ata ndoshta kanë kopjuar dhe ngjitur nga lista e kurorëzimit dhe menduan se të gjithë anëtarët do të ishin aty për koncertin”, shkruante njëri. Shumë ishin dakord, por kishte edhe nga ata që mendonin se ndodhi diçka tjetër. “Ndoshta kishte sjellje të keqe”, tha një fans, ndërsa një tjetër spekuloi: “Nuk mendoj se është gabim, por ishte vetëm mosha e tij”.
Duhet theksuar se, së bashku me Princin William dhe Kate Middleton, në koncert ishin të pranishëm vetëm Princi George dhe Princesha Charlotte./abcnews.al