Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fanella e mohuar e Ibras dhe të qarat prej të dashurës, Kumbulla “zbërthehet” për tifozët

schedule18:39 - 20 Maj, 2021

schedule 18:39 - 20 Maj, 2021

Marash Kumbulla ka nisur të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe së fundmi i është përgjigjur kureshtjeve të fansave, që mes pyetjeve të shumta për mbrojtësin, kanë marrë edhe përgjigje mjaft pikante, të cilat nuk i kishim dëgjuar t’i thoshte më parë ylli i kombëtares sonë.

Fansat e kanë pyetur Kumbullën se çfarë e bën të qajë dhe të qeshe dhe ai ka vetëm një emër: “e dashura e tij”. Ndërkohë mbrojtësi zbulon se “ka dashur të marrë fanellën e Ibrahimovic, pas ndeshjeve me Milanin, por nuk ja ka arritur qëllimit”.

Kumbulla tregon gjithashtu se “një nga dëshirat e tij është të luajë një ndeshje kundër Barcelonës” dhe me ritmin që po ecën, po tregon se një ditë mund të luajë edhe me katalanasit dhe jo vetëm kundër. Dëshira e vogëlisë së Kumbullës është “kualifikimi në Europian me Shqipërinë”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!