Barcelona është shumë pranë transferimit të Memphis Depay dhe ky lajm vjen nga vetë klubi katalanas, që ndoshta e ka zbuluar pa dashje këtë fakt.
Sot në dyqanin zyrtar online të Barcelonës kanë dalë në shitje fanella të ish-sulmuesit të Olympique Lyon. Ky detaj është vënë re menjëherë nga tifozët dhe mediet.
Pas kësaj Barcelona e hoqi këtë seksion në webin e saj dhe për momentin dyqani zyrtar i katalanasve nuk funksionon, duke e interpretuar si një gabim këtë lëvizje.
Gjithsesi tashmë është fakt se Barcelona po bëhet gati për prezantimin e holandezit, që do jetë afrimi i katërt i katalanasve, pas Agueros, Garcias dhe Emerson Royal. /abcnews.al