“Fan Noli kërkonte vendosjen e demokracisë”, Ilir Ikonomi: Shumë mendonin se Shqipëria nuk ishte e pjekur për një revolucion

schedule20:15 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 20:15 - 2 Dhjetor, 2024

Pas ‘Apostulli’, studiuesi Ilir Ikonomi ka publikuar vëllimin e dytë të biografisë së Fan Nolit, të titulluar ‘Rebeli’. Studiuesi, i ftuar në emisionin “Real Story”, rrëfeu më shumë detaje në lidhje me librin që përshkruan përpjekjen e guximshme të Nolit për të ndryshuar historinë e Shqipërisë në fillim vitet 1920.

Ai e përshkruan Nolin si një person që donte të sillte demokracinë në Shqipëri, por siç shtoi ai për gazetarin Sokol Balla, shumë njerëz mendonin se Shqipëria ishte e papjekur për një revolucion.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: A ishte noli njeri me prirje komuniste apo socialiste?

Ilir Ikonomi: Në atë kohë ende nuk ishte e konfirmuar sepse në parlamentin shqiptar, apo në kuvendin kombëtar, Noli nuk ka folur ndonjëherë për bolzhevizmin. Aty bëheshin shpesh debate, jo toka. Dhe Noli rrinte neutral.

Sokol Balla: A ndërmori reforma të majta?

Ilir Ikonomi Noli në vitin ‘23 u hap një debat se çfarë do të bëhet me këtë tokën, duhet ta reformojmë. Dhe Noli thoshte se kjo është një çështje që kërkon studim, nuk thoshte se duhet ta bëjmë këtë. Më pas kur erdhi në fuqi, një nga pikat e programit, ishte reforma agrare që konsiderohej si një reformë bolshevike nga shumë personalitete të asaj kohe. Por nuk e realizoi dot për shumë arsye. Vetë fshatarët nuk ishin të merrnin tokën e çifligarit sepse kishin frikë. Megjithëse ata kishin ikur, por asnjë njeri nuk guxonte të prekte tokat e tyre.

Sokol Balla: A tregon kjo se Fan Noli përtej defekteve apo të metave që kishte ishte i hershëm për shoqërinë shqiptare në kohën që tentoi të bënte këto ndryshime?

Ilir Ikonomi: Kjo është një tezë që është hedhur shpesh. Unë pjesërisht e pranoj. Ai kërkonte vendosjen e demokracisë, reformë agrare, por shumë njerëz mendonin se Shqipëria nuk ishte e pjekur për një revolucion, nuk kishte nevojë për përmbysje të tilla. Ishte një shtet tepër i brishtë, tepër i vogël dhe i prapambetur kështu që nuk ishte kjo rruga./abcnews.al