Zona e Bubqit pësoi dëme të konsiderueshme nga tërmeti i 26 nëntorit, ku shumë shtëpi u shpallën të pabanueshme. Banorët jetojnë nëpër çadra në oborret e të afërmve të tyre dhe shprehen se jetesa për ta është e vështirë.
“Nëpër çadra të gjithë, unë për vete flej në makinë”, shprehet një prej banorëve.
Ata shprehen se janë në pritje të bonusit të qirasë dhe nuk duan të largohen nga zona e Bubqit pasi ata sigurojnë jetesën e tyre me anë të blegtorisë dhe duan të strehohen aty pranë./abcnews.al