Familjen e ka mbajtur gjithmonë diskrete, Valbona Selimllari publikon si rrallëherë video me të bijën

schedule13:20 - 9 Mars, 2021

schedule 13:20 - 9 Mars, 2021

Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari vazhdon të mbetet po aq në formë sa dikur, pavarësisht viteve që ikin. Edhe pse është shumë e kërkuar nga publiku dhe padyshim ata kanë një kuriozitet të madh, Valbona ka preferuar që jetën private ta mbaj diskrete.

Ajo rrallëherë flet për familjen e saj, madje kur bëhet fjalë për fëmijët i mban gjithmonë larg vëmendjes mediatike.

Mirëpo, duket se së fundmi, Selimllari nuk ka rezistuar dot dhe ka publikuar një video të së bijës, e cila shfaqet duke lexuar kartolinën që i ka dërguar të ëmës për 8 Mars.

“Çdo mbretëreshë ka madhështinë e saj, por madhështia e nënës është mbi të gjitha mbretëreshat e botës. Gëzuar 8 Marsin jeta ime!”, dëgjohet teksa thotë vogëlushja.

 

Kujtojmë që më herët, ajo është shfaqur në emisionin për fëmijë ‘Në kurthin e Piter Pan’ dhe është spikatur për ndrojtjen, një ngjashmëri e plotë me të ëmën.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!