Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Familjaritet i sëmurë, 3 inceneratorë me 1 pronar”, Balluku: Baza, kontrata. S’do merremi me metafora

schedule16:42 - 21 Shkurt, 2022

schedule 16:42 - 21 Shkurt, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Transportit Belinda Balluku është paraqitur për të dëshmuar në komisionin hetimor të inceneratorëve. Ajo është vënë para pyetjeve të deputetit të PD Helidon Bushati.

Pyetje përgjigje:

Balluku: Ju e dini që ministria e energjisë ka marrë detyrën të ndjekë kontraktën pas 2018. Unë jam në detyrë nga janari 2019. Kontratat janë koncensionare. Ajo e Fierit dhe Elbasnit janë partneritet publik provatat. Kontrata e Tiranes me koncension

Bushati: Ju sot do ta kalonit koncensionin?

Balluku: Pyetja juaj politike.  Nuk shikoj se pritet nga unë një përgjigje. Kështu që nuk do jap një përgjigje. Pasi nuk kërkoni mendimin tim.

Bushati: Në momentin e marrjes së përgjegjësisë si kontraktor dhe kalimit të përgjegjësisë te ju, a është bërë një audit për këto kontrata?

Balluku: Sipas ligjeve në fuqi kontratat, si dhe kontratat e tjera koncensionare janë bërë edhe audite financiare dhe audite përputhshmërie që janë në dispozicionin tuaj. pasi Ministria e Infrastrukturës ka qenë bashkëpunuese dhe nuk ka referuar dorëzimin e asnjë dokumenti.

Bushati: Auditime nga KLSH janë bërë… Çfarë masash janë marrë lidhur me rekomandimet e KLSH nga ana juaj?

Balluku: Mund të specifikoni cilave rekomandime i referoheni që të flas për masat. Supervizori më bëhet qejfi që e përmendi se janë marrë në pyetje shumë shkallë hierarkike sa i përket procesit.

Bushati: Kemi 3 inceneratorë ku pronari është i njëjti, mos është krijuar një familjaritet i sëmurë mes investitorit koncensionarëve apo supervizorit

Balluku: S’më rezulton se të 3 koncesionet janë me të njëjtin pronar juridik. Kam vënë re që në disa raste i referoheni kontratës dhe në disa raste e godisni kë të kontrat. Është momenti për t’u unifikuar sa i përket vendimit për kontratën është për tu marrë për bazë apo e merrni vetëm kur ju kemi një interes politik për ta përdorur.

Bushati: Mendoj se kemi të bëjmë me konflikt interesi në rastin më të mirë. Dhe sa i takon asaj që thatë; ‘përqasje selektive për kontratën’, kjo nuk është e vërtetë.

Balluku: Ju mendoni gabim çfarë unë mendoj zoti Bushati. Ju nuk mundet që të mendoni se çfarë mendoj unë. Nuk kemi shkelje të ligjit. Koncensionarët, dhe ai i SGS apo i Rapiscanit, supervozorin e paguajnë vetë koncensionarin. Këtu nuk keni zbuluar rrotën në këto monumente. S’mund të shpreh mendimin tim. Ky është një komision hetimor s’e di nëse merret me metafora letrare, unë jam e mirë në letërsi por nuk do  ta përdorja sot këtë metaforë. Përzgjedhja e supervizorit bazuar në kontratë. Po i përgjigjem pyetjeve madje sipas metaforave, nëse s’përdoret metaforë s’do merrem me metaforë. Por mendova në respekt të zoptit Bushati ti përgjigjesha.

Bushati: Supervizori i rrugës së Arbrit paguhet nga ministria.

Balluku: Në varësi të kontratës, ashtu siç janë përpiluar kriteret e kontratës në këto kushte ndodhemi edhe sot. Ju doni mendimin tim personal  ndërkohë që unjë jam si zyrtare përgjegjës.

Bushati: Ka një ndryshim pronësie, kam këtu ekstraktin të datës 7.12.2020 i cili ndryshon pronësia e aksioneve. Ju si autoritet kontraktor a keni dhënë miratim për këtë ndryshim pronësie?

Balluku: Ky është element që më duhet ta verifikoj sepse ka pasur shumë aktivitete sa i përket kontratave, më duhet të shikoj letrat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!