Familjari heq kurorat me lule të Jozefina Topallit nga monumenti i 2 Prillit

schedule10:16 - 2 Prill, 2021

schedule 10:16 - 2 Prill, 2021

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli vendosi sot kurora me lule në memorialin e katër dëshmorëve të demokracisë në Shkodër, me rastin e 30-vjetorit të pushkatimit të tyre nga regjimi komunist.

Mirëpo, pas nderimit të bërë nga Topalli ka ndodhur një e papritur. Ahmet Kryeziu, xhaxhai i Adela Kryeziut ka hequr kurorat me lule të vendosura nga Lëvizja për Ndryshim tek monumentin i 2 Prillit. Adela Kryeziu kandidon e dyta në listë në partinë e Topallit në qarkun Shkodër.

Xhaxhai i kandidates për deputete duket se nuk e ka mirëpritur nderimin e Jozefina Topallit. Ndërkohë kjo e fundit në një deklaratë për mediat tha se u kërkon ndjesë familjarëve pasi ëndrrat e katër martirëve të demokracisë, sipas saj nuk janë bërë realitet pas 30 vitesh.

Lexo edhe: Topalli nderon heronjtë e 2 Prillit: U kërkoj ndjesë familjarëve, ëndrrat e tyre nuk u bënë realitet

Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka janë dëshmorët e demokracisë. Ata u pushkatuan më 2 prill të vitit 1991 nga regjimi komunist. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!