“Familjarët nuk komentojnë”, partnerja e Buffon e ka me motrën e Ronaldos

schedule20:57 - 20 Qershor, 2020

schedule 20:57 - 20 Qershor, 2020

“Çfarë tjetër mund të bësh. Kjo është e gjitha dhe kjo është arsyeja pse shpirti im nuk mund të bëjë mrekulli i vetëm. Unë nuk mund ta kuptoj se si mund të luajnë kështu, sidoqoftë. Kokën lart, nuk mund të bësh më shumë mbreti im”.

Këto rreshta janë shkuar nga Elma Aveiro, motra e Cristiano Ronaldos. Ajo i doli në mbrojtje vëllait të saj pas finales së Kupës së Italisë. Polemikat nuk munguan, ndërkohë që një qëndrim në lidhje me këtë e ka mbajtur edhe partnerja e Gigi Buffon, Ilaria D’Amico, prezantuese në Sky.

Për Radio 1, ajo është shprehur se familjarët e sportistëve nuk duhet të bëjnë komente. “Unë i përkas shkollës së vjetër, sipas të cilës familjarët, vëllezërit dhe gratë nuk përdorin rrjete sociale. Shpesh nuk e vlerësojnë pozitivisht diçka të tillë.

Nëse do të isha futbollist, do të doja të shprehja mendimet e mia. Por nuk do të doja që Gigi ose nëna ime të shkruanin në vendin tim. Anëtarët e familjes nuk duhet të bëhen komentues”, është shprehur D’Amico. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!