Nga Ema Shazivari
E ndërsa presin ardhjen e punonjësve të spitalit për të dorëzuar sendet, ata ruajnë distancën. Por menjëherë sapo koordinatorja vjen aty, familjarët sulen drejt saj grumbull.
Siç shihen dhe nga pamjet disa nuk mbajnë maskë.
Kjo situatë është e përditshme në këtë orar pranë murit te spitalit “Shefqet Ndroqi”. Madje disa prej familjarëve, kanë qenë kontakte të afërta me pacientët COVID.
Në shumë raste ata nuk kanë dijeni nëse janë apo jo të infektuar. Ndryshe është në spitalin infektiv. Gardhi metalik i vendosur aty , detyron familjarët e pacientëve të respektojnë radhën.
Ndërkohë administrata spitalore e “Shefqet Ndroqit” deri tani nuk ka marrë një masë për shmangien grumbullimeve./abcnews.al