Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet i pajetë 85 vjeçari në Tropojë

schedule13:35 - 15 Janar, 2021

schedule 13:35 - 15 Janar, 2021

Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë.

Policia bën me dije se trupi i pajetë i 85 vjeçarit Bajram Curri është gjetur në vendin e quajtur në zonën e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.

Ndërkohë humbjen e tij e kishin denoncuar tre ditë më parë familjarët në polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.01.2021, në vendin e quajtur “Shkëmbi i Rajës”, në ujërat e liqenit Fierzë, Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit të humbur Hasan Vatnikaj, 85 vjeç, banues në Bajram Curri.

Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e shtetasit Hasan Vatnikaj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Në bazë të veprimeve hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëmbytur.

Më datë 11.12.2020, në Komisariatin e Policisë Tropojë, kanë bërë kallëzim familjarët për humbjen e shtetasit Hasan Vatnikaj, i cili vuante nga skleroza dhe nuk shikonte mirë.

Nga shërbimet e Policisë janë marrë të gjitha masat për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për vlerësim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!