Familja Shullazi nga Bubqi jetonte ne autobus, pas thirrjes ne Abc News pajiset me kontenier

schedule12:55 - 1 Shkurt, 2020

schedule 12:55 - 1 Shkurt, 2020

“Prej 20 vitesh ka qenë punonjës në polici, nuk ëstë interesuar asksuh për të.”

Pas kësaj thirrjes të Fluturës që jeton me 4 anëtarët e tjerë të familjes Shullazi në këtë autobus të shkatërruar një shqiptar nga Maqedonia ju bëri dëshirën realitet. Kjo familje nga Bubqi me kryefamiljarin ish polic që prej disa vitesh nuk flet dhe ecën me vështirësi prej një sëmundjeje të rëndë do të jetojë në kushte më optimale në këtë kontenier deri sa banesa e tyre të rindërtohet. Xhevairi nuk flet dot por bashkëshortja dhe i ati i tij ndihen mirënjohës.

“Sado kushtë të vështira që kishim, tani na e lehtësuan. Falenderoj Abc News,dhe gjithë ata që bën ë të mundur për kontenier që më sollën”, thotë ajo.

Pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar banesa e familje Shullazi u shpall e pabanueshme. Gjithësesi është e qartë që kjo familje me tre breza nuk mund të jetojë gjatë kështu.

Banorët e prekur nga tërmeti i mbi dy muajve më parë kanë gjetur mënyra alternative për tu strehuar. Disa në çadra dhe po kalojnë një dimër me shumë vështirësi të tjerët ndodhen në hotele, pak nëpër kontenierë dhe ata që nuk kanë asnjë alternative janë kthyer në banesat e dëmtuara duke rrezikuar seriozisht jetën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!