Detaje tronditëse janë raportuar në lidhje me vdekjen e 22-vjeçares gjermane, që u rrëmbye nga grupi terrorist i Hamasit. Më herët familja e Sunny Luke njoftoi se e reja gjermano-izraelite ka vdekur.
Presidenti izraelit Isaac Herzog teksa ka folur lidhur me këtë ngjarje, ka thënë se vajzës i është prerë koka. “Është një tragjedi e madhe dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së 22-vjeçares”, ka thënë presidenti izraelit.
Gjithashtu presidenti izraelit ka thënë se njerëzit që ranë viktimë e grupit terrorist të Hamasit janë keqtrajtuar brutalisht, janë djegur dhe copëtuar.
“Ajo që pamë në kufirin Gaza-Izrael është më shumë se një masakër. Ne pamë një thertore. Ne pamë gjakun që rridhte në rrugë. Ne kemi parë një nga tragjeditë më të tmerrshme që mund të imagjinohen”, tha Isaac Herzog./abcnews.al/


