Ka kaluar një vit nga tërmeti dhe familja e Shpresa Guce në Durrës ende nuk është futur në shtëpinë e saj.
Banesa e tyre u dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar, ndërsa këto muaj i kanë kaluar në çadër dhe vetëm së fundmi kisha u solli një kontejner.
Kryefamiljarja thotë për mikrofonin e Abc se nuk ka marrë asnjë ndihmë. “Qëkur kanë dalë bonuset unë nuk ka marrë fare bonos. Asnjë ndihmë nga shteti. As edhe një mijë lekë. As na shikon njeri me sy. Asnjë përgjigje, tallen me ne. Ne jemi në dorë të Zotit. Çfarë kanë kërkuar lera unë i kam çuar. Gjasme na erdhi ai i komunës do ju japim një bonos për lekë, u bënë dy muaj asgjë. Nuk kam marrë bonos qiraje fare unë’, thotë ajo.