Familja Mbretërore i ka dërguar Princit Harry Duka një mesazh publik në ditëlindjen e tij. Duka aktualisht jeton në SHBA me familjen e tij pasi hoqi dorë nga rolet mbretërore. Harry mbush sot 37 vjeç dhe në mesazhin e Familjes Mbretërore thuhet: “Duke i uruar Dukën e Sussex-it sot një ditëlindje të lumtur.”
Harry ka pasur një marrëdhënie të tensionuar pas largimit në SHBA dhe akuzave që hodhi bashkë me gruan gjatë intervistës për Oprah Winfrey, që u pa nga miliona njerëz në të gjithë botën. Harry dhe Meghan besojnë se ata u braktisën nga mbretërit, madje i akuzuan për racizëm.

Ata thanë gjithashtu se injoruan Meghan Markle se nuk i ofruan ndihmën e duhur gjatë kohës kur ishte në Angli, pasi kishte menduar të vriste veten. Meghan dhe Harry u bënë prindër për herë të dytë të një vajze, që i vendosën një emër në nderim të Princeshës së ndjerë Diana.

/abcnews.al

