Në vazhdën e thashethemeve dhe skandaleve të Mbretëreshës Letizia, familja mbretërore e Spanjës ka publikuar kartolinën e saj të Krishtlindjes 2023.
Bëhet fjalë për një portret familjar ku çifti mbretëror pozojnë me vajzat e tyre Princeshën Leonor dhe 16-vjeçaren Infanta Sofia.
Kjo foto u bë më 31 tetor në ditëlindjen historike të vajzës së parë të çiftit dhe trashëgimtares së fronit, e cila u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës spanjolle dhe mori medaljonin e Urdhrit Mbretëror dhe të Shquar Spanjoll nga Carlos III mes duartrokitjeve të zgjatura nga anëtarët e parlamenti.
“Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2024. Ju urojmë me gjithë dashurinë tonë”, shkruhet në kartolinë në anglisht dhe spanjisht dhe nënshkruhet nga të katër anëtarët.
Në foto, Letitia ka veshur një fustan blu Carolina Herrera dhe aksesorë të shtëpisë së famshme Bulgari, ndërsa trashëgimtarja e fronit ka veshur një kostum të bardhë Sastrería Serna. Siç raporton Daily Mail, familja spanjolle me katër anëtarë duket më e fortë se kurrë./abcnews.al