Familja Konomi u përplas nga makina, gruaja në gjendje më të rëndë dhe e pavetëdijshme

schedule13:53 - 10 Maj, 2022

schedule 13:53 - 10 Maj, 2022

Çifti i aksidentuar 2 ditë më parë, Vilma dhe Arjan Konomi ndodhen ende në spital ndërsa foshja e tyre ka dalë.

Gazetarja e Abc Ema Shazivari mëson se gruaja është në gjendje më të rëndë dhe e pavetëdijshme.

Arjani dhe Vilma ndodhen në dy dhoma të ndryshme, ndërsa nuk dihet si do jetë vijueshmëria e gjendjes së tyre shëndetësore.

Të dy  së bashku me foshnjën e tyre 3 muajshe po kalonin në vijat e bardha te Rruga e Kavajës këtë të diel.

Me shpejtësi dhe me të kuqe, Ajas Sulejmani i përplasi te vijat e bardha. Pasi shkaktoi aksidentin, autori 39 vjeçar braktisi aty mjetin me targa gjermane dhe u largua menjëherë.

Lexo edhe: “G Class-i” përplasi familjen te vijat e bardha, foshnja rikthehet në spital, kjo është arsyeja

3 orë pas aksidentit, në një spital privat po në Tiranë, u arrestua 39 vjeçari Ajas Sulejmani, i cili pretendonte se ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi në makinë kishte një tjetër fëmijë që ishte lënduar.

/abcnews.al