Kjo godinë e shkatërruar ndodhet në qendër të Delvinës. Në pamje të parë duket se s’mund të banojë njëri. Hymë për të parë dhe u përballëm me dy familje, që të detyruar nga skamja, gdhihen e ngrysen se dikush mund ti nxjerrë jashtë ndonjë ditë.
Moza dhe Musa Kola banojnë këtë dhomë e jetojnë me 3 mijë lekë në muaj që i përfitojnë nga ndihma ekonomike me të cilat paguajnë vetëm dritat e ujin. Ushqimet dhe ilaçet ua u japin falas të njohurit e tyre ose i sigurojmë me lekë borxh.
“ Asnjë gjë s’kam gatuar për drekë. Ilaçet e tensionit i kam pirë pa ngrënë. Kur s’kam shkoj tek murgeshat me japin ato,” shprehet Moza.
Ndërsa Musai tregon se 1 pako makarona vë në muaj se nuk i dalin llogaritë.
“Bukën e marr me listë e ushqimet me borxhe. Kam pas raste që kam jetuar edhe 3 ditë pa bukë në gojë.”
Kjo është Hatixhja që jeton në një tjetër dhomë të kësaj godine veti i tretë.
“Këtu jetoj unë edhe nusja dhe djali. Pa punë unë, pa punë nusja, djali. Ku do mbytem? Borxhe kam plot.”
Dëshpërimi i Hatixhes ka arritur kulmin.
“Ku të shkoj unë, të vej thikën të vdes më mirë,” thotë ajo. /abcnews.al/