Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Familja Doda hap dyert e mortit, si u kthyen pushimet në tragjedi

schedule14:08 - 20 Gusht, 2020

schedule 14:08 - 20 Gusht, 2020

Familja Doda në Bathore ka hapur dyert e mortit, ndërsa po i jepet lamtumira e fundit Enisa Dodës, 17-vjeçares që u gjet e mbytur në Velipojë ditën e djeshme.

Gazetarja e Abc News, Glidona Daci ndodhet në Bathore, pranë shtëpisë së familjes Doda, ku dhimbja është e madhe.

Gazetarja ka pasur një komunikimi me babin e 17 vjeçares, i cili ishte në gjendje të rëndë psikologjike. Ai ka pohuar vetëm se Indrit Bajraktari është i njohur i familjes dhe ka kërkuar që të largohen nga shtëpia pasi duan qetësi në këtë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Velipojës. 17-vjeçarja u nxorr e pajetë nga deti, ndërsa, ndërsa u fut në det për të bërë xhiro me motor uji me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, teksa kishte shkuar me pushime me familjen e saj.

Ky i fundit është arrestuar nga policia, ndërsa vdekja e 17-vjeçares vijon të jetë e mistershme.

Nga të dhënat e deritanishme nga grupi hetimor bëhet me dije se Bajraktari është nxjerrë nga deti nga ekipi i sigurisë.

LEXO EDHE: U njohën në Facebook, flet djali që drejtonte motorin e ujit në Velipojë: Vajzën e nxora në breg

Ndërsa çelësi i motorit të ujit është gjetur i varur në qafën e 17-vjeçares Enisa Doda. Sipas protokollit çelësi është i lidhur me varëse që përdoret në rast se mjeti i lundrimit fiket dhe qëndron në vend.

Punonjës të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit kanë deklaruar se njëri prej tyre i ka mbajtur në vëzhgim dy të rinjtë, të cilët sipas tyre kanë qenë të pajisur edhe me jelekë shpëtimi.

Ndërkohë nëna e vajzës ka deklaruar se në momentin kur e bija është larguar ka qenë e veshur me xhinse të shkurta dhe këmishë.

Në momentin që punonjësit e pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit, janë hasur me djalin i cili ka qenë i zhytur, ai i ka thënë se vajzën e ka nxjerrë në breg dhe ia ka dorëzuar xhaxhait.

Ata e ka marrë të riun dhe e ka nxjerrë nga deti duke e mbajtur të izoluar deri në mbërritjen e policisë.

Sipas policisë i riu ka dalë nga deti pa motorin e ujit rreth dy orë e gjysmë pasi ishte futur në ujë bashkë me 17-vjeçaren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!