Avokati Idajet Beqiri në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News theksoi se ish-kryeministrin Sali Berisha është një fatkeqësi kombëtare dhe se sipas tij është një njeri që nuk ka moral. Gjatë kësaj interviste, avokati e cilësoi familjen Berisha “si një organizatë kriminale”, ndërsa shtoi se ish-kryeministri ka vila edhe në Greqi në emër të bashkëshortes.
“Është fatkeqësi kombëtare për ne që kemi pasur një ish-president dhe një ish-kryeministër që nuk ka normë morale apo kufi në gënjeshtrat dhe mashtrimet. Kemi të bëjmë me një qenie që nuk turpërohet. Arrin deri aty sa krijoji një organizatë kriminale në familjen e vet që e konsideron solidaritet familjar. Në fakt ai e ka të vështirë që t’i vlerësojë si duhet gjërat. E vlerësoi vetën sikur çdo gjë e bën ai dhe se askush nuk ka të drejtë ta prekë. Vetë Berisha ka përfituar shuma marramendëse dhe janë të zbuluara nga SPAK”, tha më tej ai.
Avokati ndër të tjera theksoi se ish-kryeministri Berisha ka falsifikuar të dhënat e gjendjes civile të familjes.
Më tej ai avokati shtoi: “Ai thotë se fëmijët e mi janë të pastër. 500 mijë euro i paguan shpenzime gjyqi Shkëlzeni në Amerikë. 500 mijë euro I pagoi Saliu. 1 miliard i ke asete, ku i gjetën këta fëmijët e tij. Un zbuloj një tjetër të Ismail Mulletit. Në dokument “Thotë 200 mijë euro Ismail Mulleti ia jep Shkëlzen Berishës.” Sepse Ismaili nëpërmjet kësaj organizate kriminale kështu e bënte korrupsionin… Sa biznesmenë të tjerë kanë vepruar kështu? Të jesh ish-president dhe të jesh ish-kryeministër i vendit, ai arrin deri aty sa falsifikon edhe dokumente të gjendjes civile të familjes së vet. Në SPAK është një dosje tjetër me 21 krime të Berishës që po hetohen. Këtë organizatë kriminale për vjedhjen e bankës së Shkodrës në ’97, antitanku theu bankën dhe mori 6 mln euro dhe njeriu që i mori është Sali Berisha. E mbylli Prokuroria e Shkodrës këtë punë, erdhi Saliu dhe e fshiu nga faqja, por SPAK e ka hapur këtë. Ku kanë të mbaruar krimet e Berishës, janë të mbaruar në këtë vend. Si nuk i vjen turp nda vetja…”
/abcnews.al/