“Familja Berisha, organizatë kriminale”/ Avokati Beqiri: Aktakuza për dosjen “Partizani” e argumentuar

schedule23:45 - 16 Shtator, 2024

schedule 23:45 - 16 Shtator, 2024

Avokati Idajet Beqiri thotë se familja e ish kryeministrit Sali Berisha është organizatë kriminale, ku rolet i kishin të ndara.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se aktakuza e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), për Berishën në lidhje me dosjen “Partizani”, është e argumentuar.

Sipas Beqirit, shqiptarëve do t’u kthehet besimi te drejtësia.

“Është një realitet që ne kemi një Shqipëri tjetër dhe shqiptarë të tjerë. Shqiptarëve më në fund do t’u kthehet besimi te drejtësia, ata shikojnë dritë në fund të tunelit. Kanë qenë të shokuar, të traumatizuar edhe megjithëse u ngrit SPAK dhe filloi të bënte disa goditje, ishin të vetëdijshëm, thonin që ishte farsa. Me marrjen e pushtetit nga Berisha, e sheshuan këtë vend. Sot shqiptarët, kur lexzojnë aktakuzën, s’ka të bëjë fare me politikën. Nuk kam lexuar deri më sot, një aktakuzë kaq të argumentuar, të kopsitur, me kulturë juridike, çdo detaj është veshur me provë, akt, dokument, dëshmitar okular. Është vetëm një krim që ai po hetohet. Kjo aktakuzë, është nekrologjia që i bëhet një i vdekuri.

Po ikën nga kjo jetë me këtë barrë të rëndë korrupsioni. Problemi është që i gjetët këto para këta. Janë shpenzime të jashtëzakonshme. T’i japësh shumë të jashtëzakonshme avokatëve në Angli, avokatit francez, ku gjenden këto para? Me këtë deklaratë që po bën, që po dënohet Abi im dhe Gita ime, sepse dhanë te fondacioni i Lirisë sime, fonde 120 mijë euro, ku i gjetën këta? Është organizatë kriminale, me role të ndara.

Pasuritë kanë dalë për aferën korruptive “Partizani”. Kjo është një çështje. Këto prona që kanë dalë, 9 shtëpi të blera jashtë shtetit, ku i gjeka Argita këto lekë? Kush ia jepte rgityës, për 1 orë konsultë, 300 euro? Kush do ia jepte mbi 2 milionë euro, ai Fazlliçi, pse ia dha Arbër Malltezit, Argitës dhe Shkëlzenit? E mori tokën në porto Romano me 9 euro, ia bleu Fazlliçi me 90 euro metër katror, pastaj Saliu, e futi tokën 80 mijë metra, e futi në zonë industriale, dhe i dha mbi 20 milionë euro dhe ia ktheu sërish Saliut. Në këmbim të tyre, mori koncensionin e pullave fiskale”, theksoi ai./abcnews.al