Famë dhe miliona euro, zbuloni 10 partneret më të pasura të futbollistëve

schedule10:39 - 24 Prill, 2021

schedule 10:39 - 24 Prill, 2021

Shpesh herë në futboll ka debate se kush janë lojtarët më të paguar apo më të pasur. Në renditjen e mëposhtme do të zbuloni këtë herë se cilat janë partneret e futbollistëve, që kanë më shumë të ardhura. “Wags” siç njihen ndryshe janë modele, këngëtare apo dhe sipërmarrëse, të cilat janë po aq të suksesshme sa partnerët e tyre.

 

 

Në vendin e parë do të gjejmë Victoria Beckham. Bashkëshortja e David ka një background fantastik dhe pasuria e saj llogaritet deri në 415 milionë euro. Jo keq për një grua.

 

Renditja vijon me personin e zemrës së Gerard Pique, Shakirën. Këngëtarja kolumbiane njihet në mbarë botën për sukseset e saj dhe numëron mbi 254 milionë të ardhura.

 

 

Podiumi mbahet nga Coleen Ronney. Plot 16 milionë euro për bashkëshorten e Wayne, e cila është gjithashtu shumë e suksesshme në bizneset e saj.

 

Renditja vijon me modelen e njohur, Georgina Rodriguez. Partnerja e Cristiano Ronaldos ka arritur të fitojë plot 8 milionë euro, por mendohet se shumë shpejt të ardhurat e saj do të rriten.

 

Vendi i pestë mbahet nga e fejuara e Alex Oxlade-Chamberlain, Perrie Edwards. Këngëtarja britanike ka arritur deri në 6.9 milionë euro të ardhura falë punës së saj.

 

Një vend më poshtë do të gjejmë bashkëshorten e Frank Lampard, Christine. Prezantuesja e njohur numëron më shumë se 5.7 milionë euro nga suksesi i saj.

 

 

Në vendin e shtatë renditet Oriana Sabatini. E fejuara e Paulo Dybalës numëron rreth 4.6 milionë euro nga puna e saj si modele.

 

Wanda Nara dhe Icardi

Lista vijon me bashkëshorten e Mauro Icardit. Wanda Nara përveç punës së saj si modele ka dhe disa biznese të tjera e përfitimet e saj llogariten deri në 3.4 milionë euro.

 

Në vendin e nëntë gjejmë Abbey Clancyn. Bashkëshortja e Peter Crouch numëron 2.8 milionë euro përfitime dhe në vendin e fundit renditet partnerja e Scott Sinclair.

 

Helena Fianagan ka arritur deri në 2.3 milionë euro falë bizneseve të saj të suksesshme. /abcnews.al