Falsifikuan prokurën e noteres, pranga dy personave

schedule10:08 - 28 Mars, 2018

schedule 10:08 - 28 Mars, 2018

Dy persona janë vënë në prangat e Policisë së Tiranës pas një një operacioni të quajtur “Prokura”. Ata janë Eduart Bakalli, 38 vjeç dhe Fatos Shima, 48 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohen se kanë falsifikuar prokurën e posaçme datë 27.11.2017, të noteres me inicialet G.Sh, një prokurë me karakter autorizimin për kryerjen e veprimeve për një çështje pronësore toke në të cilin palët janë në konflikt gjyqësor.

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë,  në  ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale të “Falsifikimi i dokumentave i kryer në bashkëpunim” dhe “Falsifikimi i vulave stampave ose i formularëve”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!