EMRAT/ Falsifikuan dokumentat për tenderin për mbetjet në spitalin e Beratit/ Jepen masat për administratorët dhe punonjësit

schedule11:38 - 7 Qershor, 2024

schedule 11:38 - 7 Qershor, 2024

Janë dhënë masat e sigurisë për administratorët dhe punonjësit e një subjekti, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet subjekteve që administronin, kanë patur një tender për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore për spitalin e Beratit. Njëri nga subjektet ka fituar tenderin për trajtimin e mbetjeve dhe në dokumentacionin pjesëmarrës në tendera është përdorur një shoqëri tjetër, e cila nuk ka patur teknologjinë e duhur, ndaj mbetjet e një spitali nuk janë asgjësuar sipas procedurës ligjore, për pasojë kanë krijuar problematika në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis.

Në kuadër të operacioni policor “Recycling” u ekzekutuan masat e sigurisë:

1. “Arrest në burg”, për shtetasin Elvi Miri 30 vjeç, banues në Krujë (administrator i një subjekti), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Menaxhimi i mbetjeve” dhe “Aktivitetet e rrezikshme”;

2. “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i përkohshëm i ushtrimit të veprimtarisë financiare”, për shtetasen Elidiana Shehu 45 vjeçe, banuese në Tiranë (dministratore e një subjekti), si dhe për shtetasin Laert Shehu 39 vjeç (administrator i një subjekti), për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave”;

3. “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”, Jorida Shabaku, Edmond Palushi, Arben Marku, Norbert Dacaj, Alba Kurti, Besarta Leka, Ilir Bardhi, Kejdi Ahmetaj të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”./abcnews.al