Falsifikonte formularët e lëshimit të pasaportave dhe ID-ve, arrestohet shqiptari në Itali, në kërkim prej vitit 2012

schedule08:05 - 16 Gusht, 2022

schedule 08:05 - 16 Gusht, 2022

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në zonën e Leçes.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2012.

Sipas medieve italiane, shqiptari ende i paidentifikuar në periudhën 2010-2012 kishte falsifikuar formularët e aplikimit për lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit në Shqipëri.

I arrestuari u dërgua në burg, në pritje të gjykimit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!