Gjykata e Korçës ka shpallur fajtorë dhe ka dhënë dënimin për ish-zyrtarët e Hipotekës, të akuzuar për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë prodhuar dokumenta pronësie fikteve.
Në dosje, thuhet se qytetarët shkonin për të regjistruar pronat e tyre dhe janë pajisur me certefikata fiktive, ndërsa të dhënat nuk regjistroheshin në sistem.
Të dënuarit janë:
Erisild Gorari, akuza: Falsifikim dhe shpërdorim detyre, dënimi: 3 vjet burgim.
Arsidesa Hysa, akuza: Falsifikim; dënimi: 2 vjet burgim.
Erjon Arif, akuza: Falsifikim; dënimi: 2 vjet burgim.
Eriston Ziu, akuza: Falsifikim; dënimi: 1 vit burgim.
Andrea Zallemi, akuza: Falsifikim; dënimi: 4 muaj burgim.
/abcnews.al