Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, reagon policia: Arrestuam 6 persona

schedule09:05 - 30 Qershor, 2022

schedule 09:05 - 30 Qershor, 2022

Siç u raportua një ditë më parë, 6 persona janë arrestuar për tjetërsim të rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Lexo edhe: FOTO/ Këta janë personat e akuzuar për tjetërsim vote nga prokuroria e Elbasanit

Policia ka bër me dije se ka ekzekutuar masat se sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”.

Personat në fjalë, numërues votash në zgjedhje, shënuan në tabelat e rezultatit të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim  favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Njoftimi i policisë:

Falsifikuan materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihen në pranga 6 shtetas (numërues votash), të shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasit:

  • E. K., 35 vjeç, banues në Prrenjas;
  • Y. K., 35 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas;
  • D. A., 49 vjeç, banues në Prrenjas;
  • E. D., 31 vjeç, banues në fshatin Berzeshtë, Prrenjas;
  • M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Fushë, Prrenjas;
  • O. A., 40 vjeç, banues në Prrenjas.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, të cilët kanë patur si detyrë numërimin e  votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim  favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!