Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se është e pamundur që brenda ambasadës amerikane të ketë persona të përfshirë, në dhënien e vizave për shumën 10 mijë euro, teksa u godit një grup që mashtronte qytetarët.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se ka kompani ‘fantazmë’ të cilat mashtrojnë qytetarët, në lidhje me pajisjen me një vizë amerikane.
Sipas Karamuços, këto kompani ‘fantazmë’ operojnë në rrjete të ndryshme sociale.
“Në fakt, ka disa kohë që është vënë re një fenomen, sidomos në rrjetet sociale, në Facebook, në Instagram, në Tik Tok, ku firma fantazëm u ofrojnë njerëzve garanci 100% për të marrë vizën amerikane, madje merren me të gjithë përpunimin e të dhënave dhe kryejen e procedurave me formularët përkatës, duke i rregulluar dhe falsifikuar të dhënat e këtyre aplikantëve. Duke parë trendin e të gjithë atyre kritereve që kërkon ambasada amerikane për të pajisur me vizë, këto kompani fantazmë, këto personazhe e kanë shfrytëzuar për qëllimi përfitimi. Nuk është i vetëm ky rast. Ne kemi ende raste të tjera që janë publikuar në rrjete sociale, kompani të tjera vazhdojnë këtë aktivitet.
Nuk do të jetë e largët dita, nëse nuk do të mbyllen, ata mund të përfundojnë mbrapa hekurave. Mendoj që nuk do të jetë rasti i fundit. Mendoj se duhet të bëhet mësim për Policinë e Shtetit. Në rrjetet sociale po krijohen aktivitete të paligjshme. Janë shumë raste në të cilat shfrytëzohen këto rrjete sociale. Siguria ka qenë te studimi që kanë kyer te ato kritere. Ata kanë studiuar kush janë pikat e forta dhe të dobëta të një personi për të marrë vizë. Në bazë të saj kanë ngritur një strategji se si do të pajtojnë klientë, duke shkruar të dhëna të pasakta.
Kjo ka funksionuar në shumicën e rasteve, ka qenë fitrim afatshkurtër, deri sa është eferuar vepra dhe është bërë arrestimi i tyre. Është kategorikisht e pamundur që një person i vetëm mund të ovrojë lehtësisra brenda ambasadës amerikane në dhënien e një vize. Është një sistem edhe digjital, edhe automatik. Kjo ka qenë thjesht si një lojë fati, ku ofron mundësitë, apo probabilitetet e mundshme, që shkon drejt të sigurtës, që mund të marrësh një vizë”, theksoi ai./abcnews.al