“Fals-pozitiv” në modë, një i shëruar dhe një pozitiv te Bayern Munchen

schedule17:10 - 5 Nëntor, 2020

schedule 17:10 - 5 Nëntor, 2020

Niclas Sule humbi ndeshjen kundër Rb Salzburg, pasi në testin e bërë para ndeshjes së Champions rezultoi pozitiv me COVID-19. Mbrojtësi qendror u izolua në bazë të protokollit dhe së fundmi ka bërë sërish tamponin.

Sportbuzzer raporton se tashmë për Sule testi thotë që nuk është i infektuar dhe logjikisht përgjigja e të parit ka qenë fals-pozitiv. E njëjta gjë më parë ka ndodhur edhe me Serge Gnabry te Bayern, apo me Achraf Hakimi tek Interi.

Pavarësishte se Sule ka dalë negativ në tamponin e dytë, ende nuk dihet nëse do të mund të luajë në ndeshjen e shtunës kundër Borussia Dortmund. Vetë klubi gjerman ka refuzuar ta komentojë situatën e futbollistit të tyre dhe mbetet të sqarohet gjithçka në vijim.

I INFEKTUARI TJETËR – Një lojtar shërohet dhe një tjetër rezulton pozitiv me Covid-19. Kampionët e Gjermanisë, me anë të një postimi në Twitter, lajmërojnë infektimin e Joshua Zirkzee, sulmuesi i talentuar 19-vjeçar. Holandezo-nigeriani ka nisur menjëherë karantinën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!