Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, kjo festë është simbol i afrimit me Zotin dhe i sakrificës ne emër të tij.
Teologu Vladimir Kera në një intervistë në “News Line” në ABC News tha se pas një muaji provë, njeriu kthehet në natyrshmëri.
Ai gjithashtu u shpreh se shoqëri tashmë duhet t’i ofrohet një jetë e barabartë sepse ka njerëz që dinë të jetojnë me nder dhe qytetari.
“Fiter Bajram do të thotë të kthehemi në natyrshmëri, pas një muaji provë. Njeriu kthehet në natyrshmëri dhe ndaj feston sepse u kthye në atë gjendje që është normale për të. Besimtarët myslimanë të obliguar nga feja para se tu afrohen faltoreve kanë për detyrë të ndajnë lëmoshë dhe të nesërme u afrohen faltoreve dhe ti drejtohet shesheve të kryejë ritin e faljes. Njeriu të mirën kur e ndan me të tjerët shijon më shumë ashtu si edhe vështirësinë kur e ndan me të tjerët lehtësohet më shumë”, tha ai.


