Ministria e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar për protestën e opozitës, ku tensionet, hedhja e molotovëve dhe lëndëve plasëse shkaktuan kaos edhe në Xhaminë e Namazgjasë, ku qindra besimtarë myslimanë po kryenin ritet fetare.
“Sot kryeqyteti u nda në dy realitete që nuk kanë asgjë të përbashkët. Nga njëra anë, përulësia e besimtarëve që kërkojnë paqe; nga ana tjetër, banda e çadrave dhe e molotovit që me maska në fytyrë nxisin dhunë. Ndërkohë që dëgjohet lutja, ulërijnë britmat për shkatërrim.
Është një kontrast që të lë pa fjalë: Lutja përballë mallkimit. Qytetaria përballë vandalizmit.
Përballë kësaj marrëzie që djeg qytetin për hallin e karriges së një njeriu, duke u kërkuar ndjesë besimtarëve që ishin aty në ritualin e lutjeve e u përballën me situatën e gazit lotsjellës, mbetet të themi vetëm një fjali: Fali Zot, se nuk dinë ç’bëjnë!”, shkroi Koçiu.


